Pas lehtësimit të masave, Prishtinës i kthehen zhurma dhe kolonat e gjata

17:31 | 1 Qershor 2020

Largimi i masave të rrepta si pasojë e pandemisë,  dhe hyrja në fazën e tretë të lehtësimit të këtyre masave, që ka përfshirë edhe hapjen e kafiterive, restoranteve dhe qendrave tregtare, ka bërë që kryeqyteti i Kosovës,  t’ kthehet zhurmës dhe kolonave të zakonshme.

Prishtina gjatë ditës së hënë ishte përplot njerëz dhe vetura.

Madje kolonat e gjata të veturave Brenda qytetit, kanë detyruar zyrtarët policor të rregullojnë komunikacionin.

Më poshtë arbresh.info ju sjell  foto, ku më së miri dëshmohet tollovia e shkaktuar gjatë ditës së sotme në Prishtinë pas lehtësimit të këtyre masave./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara