Partisë së Limajt i bashkohen edhe dy anëtarë të rinj

15:42 | 13 Shkurt 2018

Sot, NISMËS ju bashkuan edhe dy anëtarë të rinj, bëhet fjalë për Sekretarin e degës së VV-së në Ferizaj, Dr. Fazli shabani dhe Sekretari për media i VV-së në Ferizaj, Naim Berisha.

Shabani dhe Berisha nga sot gjithë angazhimin e tyre politik do ta zhvillojnë në NISMËN Socialdemokrate të cilët u shprehen të kënaqur që po i bashkohen subjektit politik NISMA.

Kryetari i degës së NISMËS në Ferizaj, Besnik Berisha, i’u uroj mirëseardhje dy anëtarëve të rinj dhe i falënderoi ata për rreshtimin e tyre në NISMA.

Në prezantimin e dy anëtarëve të rinj ishin edhe anëtarët e Kryesisë Qendrore të NISMA’s, Haxhi Shala dhe Çerkin Dukolli, të cilët uruan Shabanin dhe Berishën për rreshtimin e tyre në NISMËN Socialdemokrate

Shpërndaje në rrjete sociale