Parashikimi i motit për ditët në vijim

20:20 | 22 Maj 2020

Prishtina Weather njofton se në fundjavë kryesisht moti do të jetë me vranësira.

Të shtunën pritet të jetë ngrohtë, të dielën me shi dhe temperaturat në rënie, ndërsa java e ardhshme pritet të jetë më e freskët.

“Javën e ardhshme më freskët, herë herë me reshje lokale shiu.Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e fushave të presionit të lartë, derisa depërtimi i një fronti të ngrohtë në veri të rajonit sjell mot më të ngrohtë por kryesisht me vranësira, vende-vende me mundësi edhe për riga lokale shiu. Të dielën një front i ftohtë do të kalojë mbi vend. Nën këto kushte temperaturat do të pësojnë rënie dhe do të ketë reshje të dobëta shiu”, thuhet në njoftimin e Prishtina Weather.

Me kalimin e frontit të ftohtë, në fillim të javës së ardhshme, mbi rajon shrihen fusha më jostabile të ajrit të freskët që vijnë nga verilindja e kontinentit. Do të mbajë mot më i freskët, kryesisht me vranësira, e nga dita e martë kohëpaskohe me reshje lokale shiu dhe mundësi për bubullima, bëjnë të ditur nga Prishtina Weather.

Më poshtë keni motin parashikimin e motit për periudhën 23-27 maj:

23.05 – Në mëngjes vranësira dhe intervale me diell. Ditën kryesisht me vransira. Vende-vende mundësi për riga lokale shiu.
24.05 – Kryesisht me vranësira. Ditën më ftohtë. Pasdite dhe në mbrëmje me reshje të dobëta shiu, vende-vende të shoqëruara me ndonjë bubullimë.
25.05 – Kohëpaskohe vranësira dhe diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.
26.05-27.05 – Ditën e martë më freskët, kryesisht me vranësira. Pasdite dhe në mbrëmje reshje lokale shiu me bubullima. Edhe të mërkurën kryesisht me vranësirë dhe freskët. Priten edhe reshje lokale shiu me bubullima.

Temperaturat minimalet do të luhaten nga 5C deri 7C, e maksimalet nga 18C deri 20C, ndërsa nga dita e mërkurë pritet të zbresin në 14C deri 16C.
Do të fryejë erë mesatare drejtimesh të ndryshme 4-7m/s, e ditën e diel me kalimin e frontit të ftohtë, era do të fryejë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 7-14m/s.
Shtypja atmosferike do të luhatet rreth vlerave sipër normales.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara