Parashikimi i motit për ditët e ardhshme në Kosovë

07:27 | 7 Dhjetor 2019

7.12 – Mot më i butë. Në mëngjes dhe paradite reshje lokale shiu. Ditën vransira të ndryshueshme. Në mbrëmje në vise të ulëta mjegull, vende-vende mundësi për riga shiu.

8.12 – Butë dhe pjesërisht vranët. Në mëngjes në vise të ulëta mjegull, që mund të mbetet edhe gjatë ditës.

9.12 – Mbetet mot i butë dhe pjesërisht i vranët. Në vise të ulëta, në mëngjes me mjegull.

10.12-11.12 – Të martën, kryesisht me vransira. Pasdite dhe në mbrëmje reshje shiu, që më vonë mund të përzien edhe me reshje bore. Ditën e mërkruë, më ftohtë. Herët në mëngjes reshje të dobëta bore. Ditën kryesisht vranët.

Temperaturat e ajrit do të rriten mbi vlera mesatare për këtë periudhë kohore në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të luhaten nga +1C deri në +3C, ndërsa maksimalet nga 7C deri në 11C.
Era do të fryejë e lehtë nga drejtimesh të ndryshme 1-2m/s.
Shtypja atmosferike do të mbetet mbi vlera normale, e në fillim të javës së ardhshme do të pësojë rënie të theksuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara