Pandemia dhe kriza politike e ka bërë këtë legjislaturë dembele

08:27 | 28 Maj 2020 | Vlora Selimi

Në kohën që po kalon Kosova, Kuvendi do të duhej të ishte shumë aktiv me punën e tij.

Kështu thonë organizatat që merren me monitorimin e  punës së deputetëve.

Agnesa Haxhiu nga KDI, për arbresh.info ka numëruar arsyet që këtë legjislatura e ka bërë më dembele punën e deputetëve.

Sipas saj edhe përkundër pandemisë, Kuvendi do të duhej të kishte rol aktiv në miratimin e projekteve në këtë kohë.

“Pandemia dhe kriza politike janë dy faktorët që kanë ndikuar në pasivizimin e punës së Kuvendit në këta tre muajt e fundit. Kuvendi ka pezulluar në masë të madhe punën që kur Qeveria ka ndërmarrë masa për parandalimin e shpërndarjes së pandemisë COVID -19. Ndonëse në dy javët e fundit, komisionet parlamentare kanë rifilluar punën në kapacitete të plota. Në anën tjetër, kriza politike që nisi me inicimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë ka kontribuar në pasivizimin e punës së Kuvendit duke qenë se nga praktika parlamentare në Kosovë në raste të tilla, nuk ka ndërveprim të rregullt mes Kuvendit dhe Qeverisë.  Mirëpo përkundër krizës politike, Kuvendi do të duhej të kishte një rol shumë më aktiv për të ndihmuar institucionet tjera relevante në menaxhimin e situatës së krijuar me pandeminë. Mirëpo në mungesë të vullnetit politik të grupeve parlamentare përkundër disa iniciativave, kjo nuk ka ndodhur deri më tash. Ndërkaq janë edhe 7 marrëveshje ndërkombëtare financiare që presin miratim nga Kuvendi, e për të cilat duhen votat e 2/3 të të gjithë deputetëve, ku një pjesë e këtyre marrëveshjeve janë kredi që janë negociuar nga Qeveria për menaxhimin e situatës me pandeminë dhe në lidhje me rimëkëmbjen e ekonomisë nga pasojat që ka shkakut pandemia. Këto fonde rrezikojnë të humbasin nëse Kuvendi nuk i miraton deri në afatin që parashihet me këto marrëveshje”, tha ajo.

E përderisa Kuvendi nuk është aktiv, deputetët vazhdojnë të marrin pagat e tyre.

Haxhiu thotë  se është në dorën e deputetëve nëse dëshirojnë që një pjesë të pagës ta ndajnë për këtë pandemi.

Ndonëse jemi në kohë të pandemisë, deputetët nuk i pengon asgjë që të kryejnë obligimet e tyre që i kanë karshi qytetarëve të cilët i kanë zgjedhur, thotë Artan Demhasaj, nga organizata ÇOHU.

Sipas tij, mos funksionalizimi i seancave në këtë kohë nuk arsyeton mos kthimin  e përgjigjeve karshi interesave të qytetarëve.

“Ata nuk e marrin pagën si në kohe para pandemisë, pasi që e kanë rrogën fikse dhe mëditjet [për mbledhje. Ata sigurisht se pagën fikse e kanë marr por mëditjet nuk i kanë marruar vetëm në ato raste kur ka pas ndonjë mbledhje. Lidhur më aktivitete e tyre deputete kanë mund ta kryejnë pa fije problemi pasi që pyetjeve të qytetarëve kanë mundur t’ju përgjigjen pa problem përmes shkrimit nga shtëpitë apo banesat e tyre. Ata janë të obliguar më majtë kontakt më qytetaret pasi që janë të zgjedhurit e tyre dhe duhet të jenë në kontakt. Normal vërehet që këto dy mujt ë Kuvendit kanë qenë të fjetura në përjashtim të dy seancave që janë mbajt. Nuk ka pas seanca të tillë e mbledhje të komisionit s’ka pas fare. Sekretariati i vendit nuk ka mundësi për me ua ndal pagesën fikse mbetet në dëshirën  deputetëve nëse donë me nda një pjesë të pagës për pandemi pasi që s’kanë qenë aktiv në punën  tyre”, deklaroi ai.

Ndryshe Institutit Demokratik i Kosovës, ka publikuar nja analize në ueb-faqen e tyre me titullin Vota ime.

Në ketë analizë vërehet aktiviteti i dobët i deputetëve të kësaj legjislature.

Nga 120 deputetë sa i ka Kuvendi i Kosovës, vetëm dy prej tyre kanë marrë mundin që t’i kthejnë përgjigje pyetjeve të qytetarëve ani pse karriera e tyre ndërtohet nga vota e tyre./V.Selimi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara