Pamje tronditëse kur vetura godet tre këmbësorë në Prizren

22:05 | 30 Shtator 2020

Një aksident ka ndodhur dje në fshatin Romajë të Prizrenit ku një veturë ka goditur tre këmbësorë për t’iu shmangur ndeshjes me një veturë tjetër.

Mediumi lokal i Prizrenit “RTV Besa” ka publikuar videon nga momenti i ngjarjes, njofton Klan Kosova.

Policia e Kosovës në raportin e sotëm 24 orësh ka thënë se vetëm një person ka marrë lëndime të lehta, që pas tretmanit është liruar për në shtëpi.

“Fsh. Ramajë, Prizren 29.09.2020 – 07:50. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një veture me ngasës mashkull kosovar dhe këmbësorit mashkull kosovar, si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara