Pak para përfundimit të procesit zgjedhor, mobilizim i jashtëzakonshëm i forcave të policisë

18:44 | 29 Nëntor 2020

Edhe pak minuta kanë mbetur deri në mbyllje të kutive të votimit në komunën e Podujevës. E deri atëherë, qytetarët kanë të drejtë ta shfrytëzojnë të drejtën që u takon edhe me ligj.

Por, gjatë ditës së sotme, si edhe ditëve të tjera, Policia e Kosovës, po vazhdon të mbajë rend dhe rregull.

Një mobilim i jashtëzakonshëm u tregua edhe gjatë kësaj dite, e cila u shënua pa incidente të mëdha, ndërsa kryerësit e veprave penale u arrestuan.

Numri i shtuar i policëve shihet në qendrat e votimit, raporton Arbresh.info.

Sipas ekipit të arbresh.info, që gjendet në terren forcat policore janë aty për siguruar qendrat e votimit/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara