Pajtimi i “heshtur” i presidentit për zgjedhjet e reja

08:12 | 8 Gusht 2019

Blof politik është vlerësuar çfarëdo tentative tjetër për krijimin e një qeverie teknike, e cila do t’i shmangte zgjedhjet e reja.

Megjithëse Presidenca nuk është deklaruar nëse i ka ndërprerë konsultimet pas refuzimit të parë të Kadri Veselit, që të nxjerrë një kandidat tjetër për kryeministër, juristët thonë se kjo nënkupton pajtimin e heshtur për vendimin e Kryesisë së Kuvendit, që legjislatura aktuale të pushojë së ekzistuari, shkruan Koha Ditore.

Prej së hënës gazeta ka pyetur Presidencën nëse Thaçi do t’i vazhdojë konsultat me partitë e tjera dhe të kërkojë kandidat për kryeministër. Por ka munguar përgjigja e tyre.

Sipas juristit Vigan Qorrolli, pas dakordimit të partive parlamentare për ta shpërndarë vetveten, presidenti me automatizëm duhet t’i ndërpresë konsultimet.

“Koalicioni PAN i ka dorëzuar komunikimin shefit të shtetit me mospasjen e një mandatari të ri, rrjedhimisht Kryesia e Kuvendit është mbledhur në takim me caktimin e datës për shpërndarjen e tij. Me automatizëm presidenti i ka ndërprerë konsultimet me partitë politike për gjetjen e një zgjidhjeje që do të mundë të çonte edhe në gjetjen e mandatarit të ri”, ka thënë Qorrolli

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara