Pacolli: Vdekja e tre qytetarëve në aksident më preku shumë, ngushëllime familjarëve

21:05 | 26 Mars 2020

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar sa i përket vdekjes së tre qytetarëve në një aksident komunikacioni që ndodhi në orë e mbrëmjes në Autostradën Prishtinë – Shkup, gjegjësisht në fshatin Babush, duke thënë se ky lajm e ka prekur jashtëzakonisht shumë atë.

Ai në një shkrim në facebook u ka shprehur ngushëllime familjare, ndërsa ka bërë apel te qytetarët që të kenë kujdes të madh në trafik, shkruan arbresh.info.

Postimi i tij i plotë:

Lajmi për vdekjen e tre qytetarëve në aksident komunikacioni më preku jashtëzakonisht shumë. Familjarëve u shpreh ngushëllimet e sinqerta ndërsa apeloj për kujdes të madh. Në këtë kohë të vështirë, të gjithë duhet të kenë kujdes të madh për veten dhe të tjerët.

Ndryshe në orët e mbrëmjes ka ndodhur një aksident i rëndë në Autostradën Prishtinë – Shkup, gjegjësisht në fshatin Babush. Si pasojë e aksidentit që ka ndodhur mes tre veturave, kanë humbur jetën tre persona.

Lajmin e ka konfirmuar për arbresh.info Luljeta Mehmeti, zyrtare për informim nga Policia e Kosovës./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara