Pacolli: Urime dhe gëzim në Natën e Fitër Bajramit e lutem që Zoti t’ua pranojë agjërimin

14:47 | 23 Maj 2020

Kryetari i partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë në Natën e Fitër Bajramit.

Ai ka thënë se i vjen keq që këtë herë gëzimi i festës së shenjtë të besimit Islam, “Bajrami i madh” ose “Fitër Bajrami“ nuk mund të ndahet me miqtë, siç është tradita në Kosovë.

“E tëra çka duhet të bëjmë është të ndajmë gëzimin me të afërmit, duke shpresuar dhe lutur që kjo pandemi të kalojë sa më shpejt”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara