Pacolli: Turp ndarja e Nobelit për Handken, Evropa harroi çfarë ndodhi në Kosovë, Bosnje e Kroaci

11:56 | 10 Dhjetor 2019

Shumë shtete të ndryshme kanë vendosur që të bojkotojnë ceremoninë e ndarjes së Çmimit Nobel për Letërsi që i është dhënë shkrimtarit austriak pro-serb, Peter Handke, nga Akademia Suedeze, shkruan Gazeta Express.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, madje thotë se sot do të jetë një ditë turpi për Evropën dhe për gjithë njerëzimin.

Sipas diplomatit kosovar ndarja e çmimit për Handken tregon se Evropa ka harruar se çfarë ka ndodhur në Kosovë, Bosnje e Kroaci.

“Sot është një ditë e turpit për Evropën dhe gjithë njerëzimin. Dhënia e çmimit për Handken tregon se Evropa ka harruar çfarë na ka ndodhur në Kosovë, Bosnje e Kroaci. Ne duhet t’i kundërshtojmë këto përpjekje revizioniste. Falënderues për gjithë ata që folën hapur kundër një përpjekje të tillë”, ka shkruar Pacolli në twitter.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara