Pacolli takon Tanja Fajon, falënderon për angazhimin e saj për Kosovën

17:03 | 13 Shtatorë 2018

Kreu i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli është takuar me eurodeputetën sllovene Tanja Fajon, të cilën e ka falënderuar në emër të qytetarëve të Kosovës për mbështetjen qe i ka dhënë vendit.

Po ashtu Pacolli ka takuar edhe raportuesin e parlamentit europian për Kosovën Igor Soltes.

“Miqtë si Fajon dhe Soltes janë pjesë e bukur e historisë së re të Kosovës”, thotë Pacolli.

Postimi i plotë:

Dua në emrin tim por edhe në emër të qytetarëve të Kosovës të falënderoj nga zemra Eurodeputetën sllovene Znj. Tanja Fajon. Mbështetja e saj është e madhe dhe e rëndësishme.

Takimi im i parë në Bruksel si Ministër i Jashtëm i Kosovës ishte pikërisht me Znj. Fajon. Angazhimi i saj, i pandalshëm në këtë proces e bën zonjën Fajon njërën prej kontribuesve më të mëdhenjë për të ardhmen evropiane të shtetit tonë.

Falënderim i madh shkon edhe për mikun tim Igor Soltes, raportues i parlamentit evropian për Kosovën. Soltes asnjëherë nuk u ndal në angazhimin e tij që edhe vendi ynë, qytetarët tanë të bëhen pjesë e komunitetit të njerëzve të lirë, që lëvizin lirshëm.

Miqtë si Fajon dhe Soltes janë pjesë e bukur e historisë së re të Kosovës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale