Pacolli takon Palmer: Keni një mundësi për ta mbyllur kapitullin e errët midis Kosovës dhe Serbisë

11:11 | 3 Shtator 2019

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës njëherit edhe Ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli gjatë ditës së sotme është takuar me të Dërguarin te Posaçëm Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Pacolli ka thënë se me Palmer kanë biseduar lidhur me dialogun Kosovë- Serbi si dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Sot, në margiinat e Forumit të Bled-it, pata një takim me të Dërguarin te Posaçëm Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.
Unë e përgëzova z.Palmer për emërimin e tij dhe si një mik i vjetër i Kosovës në këtë pozicion të ri, do të vazhdojë të na mbështesë në të gjitha nivelet. Ne e shohim dialogun si një proces të rëndësishëm që ka një mundësi për të mbyllur kapitullin e errët midis Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Pacolli.

Ndër të tjera ai shkruan se “normalizimi i marrëdhënieve me njohje të ndërsjellë është qëllimi i vetëm, asgjë me pak, dhe vlerësojmë pozicionin e fuqishëm të Uashingtonit për ketë synim. Kosova mund të llogarisë si gjithmonë në ShBA, por edhe ShBA duhet të llogarisë tek ne, si partnerë të përkushtuar dhe të besueshëm.”/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara