Pacolli takon ambasadorin hungarez, dakordohen për bashkëpunim

13:45 | 1 Tetor 2019

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Islam Pacolli të martën është takuar me ambasadorin hungarez, Laszlo Markusz.

Pacolli përmes një postimi në facebook ka shkruar se gjatë takimit janë dakorduar për bashkëpunim në të ardhmen, shkruan arbresh.info.

Ai gjithashtu ka falënderuar Markusz për mirëpritjen.

“Ishte kënaqësi të takohem me ambasadorin hungarez, Z. Laszlo Markusz, ku patëm një bisedë konstruktive dhe u dakorduam për një bashkëpunim në të ardhmen. E falenderoj Z. Markusz për mirëpritjen”, ka shkruar Pacolli./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara