Pacolli “Qytetar nderi i Kukësit” në 19 vjetorin e eksodit (VIDEO)

12:51 | 16 Prill 2018

Në 19 vjetorin e eksodit kosovar në Kukës, ministrit të Jashtëm dhe zëvendëskryeministrit, Behgjet Pacolli, iu dorëzuan sot nga Qarku i Kukësit titujt “Qytetar Nderi i Kukësit” dhe “Nderi i Qarkut Kukës”.

Kryetari i bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu tha se nderimet jepen për kontributin e mëhershëm të Pacollit në mbështetje të luftës çlirimtare, të kampeve të bashkëkombësve të larguar nga lufta, si dhe vizionit për zhvleftësimin e kufijve midis shqiptarëve nëpërmjet zhvillimit ekonomik.

Nga ana e tij, kryediplomati kosovar tha se Kukësi është kryeqyteti i mikpritjes botërore dhe Nobeli i humanizmit global.

“Kukësi e shpëtoi Kosovën në 1999. Nëse kosovarët nuk do kishin qëndruar këtu, do ishin shpërndarë nëpër botë. Dhe jo të gjithë, do ktheheshin nga larg për t’i shërbyer Kosovës së Re. Ndaj për mua është krenari që prej sot jam një Kukësian, që prej sot jam njeri si ju”, tha ai.

16 prilli është dita kur qyteti i Kukësit dhe qarku në tërësi përkujton eksodin e kosovarëve 19 vjet më parë, me aktivitete të ndryshëm, ku marrin pjesë qytetarë nga të dy anët e kufirit tashmë të hapur dhe përfaqësues të Institucioneve.

Ministri i Jashtëm Pacolli është dekoruar më herët edhe nga Presidenti i Shqipërisë me titullin e lartë “Nder i Kombit”.

Pacolli “Qytetar Nderi i Kukësit” në 19 vjetorin e eksodit

Sot pata nderin të shpallëm “Qytetar Nderi” në Kukës. Këtë titull e mora nga Bashkia dhe Këshilli i Qarkut me rastin e 19-vjetorit të përkujtimit të Eksod ‘99. Sot u kujtoi politikanëve dhe shtetarëve shqiptarë, të kenë vleresim real në ndihmë të këtij komuniteti të spikatur për mikpritjen e madhe dhe bujarinë gjatë vitit ‘99.

Gepostet von Behgjet Pacolli am Montag, 16. April 2018

Shpërndaje në rrjete sociale