Pacolli pro peticionit kundër shkrimtarit austriak, përkrahësit të Millosheviqit, që fitoi Nobelin

00:40 | 11 Tetor 2019

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli përmes mediave sociale ka reaguar edhe njëherë ndaj Akademisë Suedeze, pasi ajo ndëroi me Nobel autorin austriak, që mohoi masakrën e Srebrenicës dhe ishte përkrahës i politikave të Millosheviqit.

Pacolli ndër të tjera thekson miqësinë me shkrimtarin e njohur shqiptar Ismail Kadare, ndërsa thekson se ‘heshtja ndaj Kadaresë, bën që  çmimin Nobel ta marrin monstra sociale si Handke’, shkruan arbresh.info

Përkundër kritikave që Presidenti i AKR-së bën ndaj autorit në fjalë, ai thekson se asnjëherë nuk duhet të ngatërruar populli austriak.

Më poshtë mund të lexoni postimin e tij të plotë:

Kam marrë çmime ndërkombëtare në ndërtimtari dhe sigurisht sdo marr Nobelin në ndonjë fushë.
Mirpo kam një miqësi të mirë me shkrimtarin tonë kombëtar Ismail Kadare që ka 40 vjet a më shumë që është laureat i çmimit Nobel për letërsi.
E sot kur këtë çmim e mori shkrimtari austriak, mbrojtësi më i madh ndërkombëtar i Milosheviqit, Peter Handke, kur rrjeti gëlon nga peticionet kundër tij, pyes:
a gjykon Juria e Nobelit vetëm për kontributin letrar të një autori, apo dhe për moralitetin e tij intelektual që i bën autorët fitues edhe shembuj për brezat?
Handke, i kritikuar dhe nga vetë serbët për apologjinë e krimeve të Milosheviqit ndaj shqiptarëve, sigurisht s ‘ është model i mire.

E nëse është kështu, duhet të heshtin kritikët e profilit social të Kadaresë. Po e marrin çmimin Nobel monstra sociale si Handke. Kurse si talent botëror letrar, Kadare i ka marrë thuajse gjithë çmimet:
portreti tij madhështor rri para Jurisë së Nobelit për mbi 40 vjet.
Ndaj i inkurajoj pozitivisht ata bashkëkombas që të mbledhin firma për peticione kundër Handkes. Pa ngatrruar atë me popullin mik austriak. Dhe i ftoj që ta përdorin këtë inisiativë për të forcuar ndjenjën kombëtare, që Kadare e përfaqson aq cilësisht.

Kam marrë çmime ndërkombëtare në ndërtimtari dhe sigurisht sdo marr Nobelin në ndonjë fushë. Mirpo kam një miqësi të…

Publiée par Behgjet Pacolli sur Jeudi 10 octobre 2019

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara