Pacolli pret në takim të fundvitit ambasadorët

13:55 | 10 Dhjetor 2019

Kryediplomati kosovar Behgjet Pacolli ka pritur në një takim të fundvitit ambasadorët dhe shefat e misioneve diplomatike në Kosovë.

Në takim ishin të pranishëm presidenti Hashim Thaçi e kryeministri Ramush Haradinaj, shkruan arbresh.info.

“Mbrëmë në një atmosferë festive pata kënaqësinë të mirëpres ambasadorët dhe shefat e misioneve diplomatike të akredituar në Republikën e Kosovës, për një takim përshëndetës të fundvitit. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe kryeministri, Ramush Haradinaj. I falenderova të gjithë ambasadorët dhe shefat e misioneve diplomatike për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës në këtë vit duke shpresuar që kjo mbështetje nuk do të mungojë asnjëherë”, thuhet në njoftimin e Pacollit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara