Pacolli për ndihmat nga Turqia: Kosova dhe populli i saj është përgjithmonë mirënjohës

19:14 | 8 Prill 2020

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka vlerësuar ndihmat lidhur me luftimin e Covid-19 nga shteti turk, duke thënë se Kosova dhe populli i saj është përgjithmonë mirënjohës.

“Kontingjenti me ndihma mjekësore të ardhura nga Turqia si donacion për Kosovën është ndihma e radhës nga shteti mik për vendin tonë”, ka shkruar Pacolli në facebook, shkruan arbresh.info.

Postimi i tij i plotë:

Kontingjenti me ndihma mjekësore të ardhura nga Turqia si donacion për Kosovën është ndihma e radhës nga shteti mik për vendin tonë.

Ndihmat të cilat erdhën sot në Prishtinë me aeroplan ushtarak nga Ankara, përfshinë teste për diagnostikimin e virusit, doreza dhe maska mbrojtëse.

Kosova dhe populli i saj është përgjithmonë mirënjohës! 🇽🇰 🇹🇷

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara