Pacolli ngushëllon pas vdekjes së ish deputetit dhe aktorit Adem Mikullovci

08:35 | 15 Shtator 2020

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka shprehur ngushëllime pas kalimit në amshim të ish deputetit të Kuvendit të Kosovës dhe aktorit të njohur, Adem Mikullovci.

“Sot, pas mesnate, miku dhe kolegu im Adem Mikullovci ndërroi jetë! E lehtë i qoftë Toka e Kosovës dhe Zoti e mëshiroftë”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.

“Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes dhe miqve të tij!”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara