Pacolli në Vushtrri: Ne nuk bashkëjetojmë me hajna dhe mashtrues, ata që ikën nga AKR nuk mund të bashkëjetonin  me sinqeritetin tonë

17:53 | 18 Shtator 2019

Ata që kanë ikur  nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AKR) , janë njerëz që nuk kanë mund të bashkëjetojnë  me sinqeritetin tonë. Prandaj ne jemi këtu së bashku dhe konsideroj se njerëzit e mirë kanë mbetur  në këtë parti dhe së bashku me ta do të rrugëtojmë së bashku.

Kështu u shpreh lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKR), Behgjet Pacolli  në takimin e mbajtur me qytetarë dhe strukturat e partisë në Vushtrri.

Pacolli tha se në Vushtrri ka filluar çdo gjë.

AKR-ja sipas tij,  edhe kësaj radhe sfidon zgjedhjet. Ai u bëri thirrje përkrahësve të AKR-së që të mos shqetësohen për koalicionin që ka bërë kjo parti me Nismën dhe PD-në.

“AKR-ja edhe kësaj radhe sfidon zgjedhjet. Duke e pasur parasysh rrethanat, ne jemi në koalicion kësaj radhe, nuk jemi vet. Duke e pasur parasysh rrethanat, ne jemi në koalicion kësaj radhe, nuk jemi vet. Mos u merakosni për atë që jemi në një koalicion me NISMA për Kosovën dhe PD-në. Ky koalicion të ketë sukses dhe të merr sa më shumë fuqi politike, dhe të gjeneron sa më shumë deputet”, u shpreh lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Sipas tij, AKR-ja është parti e profilizuar që nga vitit 2007, kohë kjo sipas Pacollit, kur partitë tjera nuk dinin se çka është profilizimi i tyre.

“ Edhe një herë dëshmohet ajo që e kam thënë që nga fillimi që kam ardh, se vetëm me punë arritët qëllimi. Qytetarët e Kosovës duhet ta dinë se prej fjalëve nuk ka asgjë, por e vërteta dhe e mira vijnë vetëm prej rezultateve dhe punës”, tha Pacolli.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të Vushtrrisë që të mendojnë mirë se kujt ia hedhin votën.  AKR-ja  sipas Pacollit,  nuk bashkëjetoj me hajna dhe mashtrues.

 “Do të doja që në këto zgjedhje qytetari të jetë më i vetëdijshëm, pasi vet e ka në dorë fatin e Kosovës, dhe nuk duhet të hidhërohet me qeverinë që e zgjedh.  Jam shumë krenar që unë jam para një publiku dhe anëtarësie të AKR-së, e cila është denjitoze. Ne nuk bashkëjetojmë as me hajna as me mashtrues. Për ne besa është besë dhe nuk njohim tjetër. Do të doja shumë që ju t’i mbështetni kandidatët e AKR-së”, tha kreu i AKR-së.

Pacolli në fund prezantoj edhe kandidatët për deputetë të AKR-së. /arbresh.info

🔴#LIVE/Aleanca Kosova e Re (AKR), mbanë takim me qytetarë dhe struktura të partisë në komunën e Vushtrrisë, do të marrë pjesë edhe lideri i partisë, Behgjet Pacolli

Publiée par Arbresh.info sur Mercredi 18 septembre 2019

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara