Pacolli në Mitrovicë: Arsyeja pse unë jam në Kosovë, larg familjes sime, është sinqerisht vetëm rinia

19:32 | 18 Shtator 2019

Aleanca Kosova e Re (AKR) ka vazhduar aktivitetin e saj me qytetarë dhe strukturat e saj në Mitrovicë.

Kreu i kësaj partie, Behgjet Pacolli  para qytetarëve të Mitrovicës, tha se AKR-ja nuk e ka ndërmend të shuhet. Sipas tij, ky subjekt politik do të dal faqebardhë në Mitrovicë.

“AKR-ja nuk do të shuhet, AKR do të dal faqebardhë në Mitrovicë. Një mos e harroni, kush ka shkuar prej AKR-së, besoj që ka shkuar përgjithmonë dhe nuk ka kthim mbrapa. Unë asnjëherë nuk i kam bërë keq askujt, dhe me qëllim nuk kam bërë diçka që ka shkuar në dëm të askujt”, u shpreh Pacolli.

Sipas tij, AKR-ja asnjëherë nuk ka pasur mundësi të tregoj veten, pasi asnjëherë nuk ka qenë në pushtet, raporton arbresh.info.

“Ne asnjëherë nuk kemi pasur timonin në duart tona. Ne vetëm kemi qenë bashkëudhëtar në një autobus me të tjerët, që është drejtuar nga dikush tjetër.  Kur e kemi pa që ai autobus po shkon në drejtim të gabuar, kemi mund me dal prej aty, por asnjëherë nuk kam dashur që të krijoj probleme. Nuk kam dashur të marr një përgjegjësi aq të madhe sa për shkakun e tekeve të mija të ndodh diçka në qeveri, duke  e ditur se Kosovës nuk i nevojitet asnjë vakum politik”, u shpreh Pacolli.

Ai, tha se arsyeja e vetme që ka vendosur të jetoj larg familjes së tij, është rinia e Kosovës.

“Mos harroni rinia nuk duhet me humb shpresën. Arsyeja pse unë jam në Kosovë, larg familjes sime, është sinqerisht vetëm rinia. Gjithmonë shpresa ime që dikur do të vije momenti që rinia do ta marrin timonin dhe ta drejtojnë Kosovën përpara. Rinia jonë është e mrekullueshme, gjithmonë diçka më thotë të flas për një mollë të shëndoshë dhe të paprishur”, u shpreh Pacolli.

Sipas tij, proceset  e rëndësishme për vendin duhet t’i udhëheq rinia, pasi sipas tij Kosova ka  një rini të mrekullueshme. Ky milenium që  ka filluar është mileniumi i rinisë.

Ai u bëri thirrje rinisë që të mos e humbin shpresën. Lideri i AKR-së, tha se kasta politike në vend e cila ka udhëhequr me shtetin,  deri tash nuk është treguar e denjë për të udhëhequr.

Ai tha se Kosova ka ende punë për të kryer, e që sipas tij ajo punë është shtet formimi.

“Partia jonë është një parti liberale e djathë, që krejt vlerat i bazon te puna, suksesi i punës dhe sado kush që tenton ta ngrit zërin dhe të jep premtime popullsitë, ato harrohen shumë shpejt sepse kanë vetëm një efekt momental. Nuk është punuar asgjë. Unë ju them se vetëm puna dhe rezultatet e ndryshojnë Kosovën, dhe ne AKR dimë ta bëjmë këtë. Dëshira jonë është një Kosovë e udhëhequr nga njerëz të ndershëm”, tha lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli./arbresh.info


🔴#LIVE/Aleanca Kosova e Re (AKR), mbanë takim me qytetarë dhe struktura të partisë në komunën e Mitrovicës, i pranishëm edhe lideri i partisë, Behgjet Pacolli

Publiée par Arbresh.info sur Mercredi 18 septembre 2019

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara