Pacolli kujton marrëveshjen e Ohrit: Shqiptarët thelbësor në orientimin euro-atlantik

12:51 | 13 Gusht 2019

Ministri i Punëve të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli ka kujtuar marrëveshjen e Ohrit.

Pacolli përmes një postimi në facebook ka shkruar se kjo marrëveshje i dha fund konfliktit disamujor në Maqedoni, shkruan arbresh.info.

I pari i diplomacisë kosovare ka shtuar gjithashtu se shqiptarët në Maqedoni janë element thelbësor i orientimit euro-atlantik të vendit.

“Më 13 gusht para 18 viteve u nënshkrua Marrëveshje e Ohrit, me të cilën iu dha fund konfliktit disamujor në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2001. Marrëveshja e Ohrit mori përkrahjen e Bashkësisë ndërkombëtare dhe nga blloku politik shqiptar dhe maqedonas, si kornizë e vetme për zhvillim të shtetit multietnik duke krijuar një format evropian për bashkëjetesë ndëretnike. Shqiptarët në Maqedoninë së Veriut janë një element thelbësor i orientimit euro-atlantik të vendit”, ka shkruar ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara