Pacolli kujton dëshmorët e Brigadës 153 të Gollakut

19:27 | 18 Prill 2019

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Islam Pacolli të enjten ka marrë pjesë në 20 vjetorit të Betejës së lavdishme të Marecit dhe fshatrave tjera te Gollkut.

Pacolli përmes një postimi në facebook ka shkruar se pjesëtarët e Brigadës 153 të Gollakut u bënë ballë sulmeve të tmerrshme të Serbisë, shkruan arbresh.info.

“Sot, me rastin e 20 vjetorit të Betejës së lavdishme të Marecit dhe fshatrave tjera te Gollkut, isha në mesin e shumë pjesëmarrësve, për të përkujtuar krenarinë, sakrificën e dhembjen dhe për të shprehur respektin e thellë për bijtë dhe bijat më të mirë të Brigadës 153 të Gollakut, të cilët me besim të fuqishëm, duke iu bashkuar lavdisë heroike, me dashurinë për lirinë e atdheut me qëndresën dhe rezistencën e pathyeshme iu bënë ballë sulmeve të tmerrshme të njësiteve policore dhe ushtarake të Serbisë duke iu shkaktuar humbje të mëdha në njerëz dhe në teknikë luftarake”, ka shkruar Pacolli.

Ai ka shtuar se duhet punuar për të quar në vend amanetin e dëshmorëve.

Beteja e Marecit dhe fshatrave tjera të Gollaku dhe e gjithë lufta në Kosovë, na e sollën lirinë të cilën e gëzojmë sot dhe e bën realitet ëndrrën e të gjithë dëshmorëve tone, e bën realitet gjakun e derdhur e të gjithë të rënëve për liri, i bën realitet aspiratat dhe dëshirat e shumë brezave të popullit tone, andaj ne të gjallëve na mbetet për borxh dhe obligim që të bashkuar të punojmë fortë për një Kosovë çfarë e deshën ata të cilët e sakrifikuan jetën e tyre, ata të cilët luftuan dhe vdiqën për këtë atdhe, ata të cilët e deshën një Kosovë të lirë e demokratike, pa krim e pa korrupsion. Andaj të punojmë pa ndalur për të quar në vend amanetin e lënë nga dëshmoret e Gollakut dhe gjithë Kosovës”, ka shkruar ai.

“Përjetësisht do t’iu jeni mirënjohës të gjithë heronjve, dëshmorëve, martirëve dhe luftëtarëve të lirisë!”, ka përfunduar Pacolli./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara