Pacolli: Kosova do t’i kontribojë edhe më shumë paqes dhe rendit ndërkombëtar

14:19 | 17 Shkurt 2018

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka marrë pjesë ne Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.

“Konferenca e Mynihut një mundësi jashtëzakonisht e rëndësishme për rritjen e përkrahjes së transformimit të shpejtë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës”, ka thënë ai.

“Sa më shpejt që ndodh ky proces, Kosova do t’i kontribojë edhe më shumë paqes, rendit ndërkombëtar dhe sigurisë kolektive si një parner i rëndësishëm dhe kredibil. Ne nuk do të jemi më vetëm konsumues, por eksportues në arkitekturën e sigurisë ndërkombëtare”, është shprehur kryediplomati kosovar, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Në këtë konferencë, e cila njihet si njëra nga Think Tank-ët më me ndikim në botë marrin pjesë rreth 500 liderë dhe ku po diskutohen krizat e tanishme dhe sfidat e ardhshme të sigurisë dhe rendit ndërkombëtarë.

Kënaqësi të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, e cila bashkon vendim-marrësit kryesor të politikave të sigurisë ndëkombëtare. Takime të shumta në margjina të konferencës.

Posted by Behgjet Pacolli on Samstag, 17. Februar 2018

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara