Pacolli: Kadri Veseli do të ngadhnjejë në këtë sfidë

00:33 | 8 Nëntor 2019

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar pasi kreu i PDK-së, Kadri Veseli, bëri të ditur se me katër dhjetor do të intervistohet nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

“Lufta e popullit të Kosovës për liri ishte e pastër, e drejtë dhe me motive te larta humane. Kadri Veseli do të ngadhnjejë në këtë sfidë, bashkë me të gjithë ish luftëtarët e UÇK-së, duke i dëshmuar botës civilizuese edhe njëherë se viktimat e vetme në luftë ishim ne. Lufta e UÇK ishte heroike, përballë një aparati që kishte qëllim shfarosjen e popullit të Kosovës”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Pasditen e të enjtes, Veseli bëri të ditur se e ka marrë ftesë të intervistohet nga Dhomat e Specializuara./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara