Pacolli: Franca është një partner i rëndësishëm i shtetit të Kosovës

16:56 | 11 Shtator 2019

Ministri i Jashmët Behgjet Pacolli është takuar me ambasadoren e re të shtetit francez, Marie Christine Butel e cila në këtë takim i ka konfirmuar ministrit Pacolli se Franca do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në fusha të ndryshme.

“Franca është një partner i rëndësishëm i shtetit të Kosovës, duke dhënë kontribut të vazhdueshëm në projekte të rëndësishme për vendin, si në fushën ekonomike, sociale dhe ngritjen e kapaciteteve tona njerëzore”, ka shkruar Pacolli në facebook.

Ai ka thënë se në gjatë këtij takimi ka njoftuar ambasadoren për të arriturat e Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Franca është një partner i rëndësishëm i shtetit të Kosovës, duke dhënë kontribut të vazhdueshëm në projekte të rëndësishme për vendin, si në fushën ekonomike, sociale dhe ngritjen e kapaciteteve tona njerëzore. Ky përkushtim do të vazhdoj edhe më tutje ka konfirmuar ambasadorja e re shtetit francez, Marie Christine Butel, të cilën e njoftova për të arriturat e Kosovës, proceset aktuale politike dhe shpreha gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve tona. Kosova mirëpret angazhimin dhe rolin e Francës, Presidentit Macron dhe iniciativës së tij në procesin e dialogut me Serbinë, për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara