Pacolli: Ferizajasit dëshmuan se janë punëtorë të mëdhenj dhe kanë traditë të qytetarisë

18:21 | 20 Shtator 2019

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli sot ka zhvilluar takim me qytetarët e Ferizajt.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij personale në Facebook ka thënë se qytetarët e Ferizajt kanë kuptuar se programi ekonomik i AKR-së, që njeherazi është boshti i programit tonë politik, që bazohet në promovimin e lirisë ekonomike, tregut të lirë, iniciativës së lirë dhe rolit lehtësues jo arbitrar të shtetit në proceset ekonomike, e që është garanti kryesor i një mirëqenie dhe stabiliteti afatgjatë ekonomik në Kosovë, shkruan arbresh.info

Postimi i tij i plotë në Facebook:

AKR në Ferizaj mbetet e unifikuar dhe e fuqishme. Salla e teatrit ishte e vogël për simpatizantët që kishin ardhur në masë të madhe. Ferizajasit dëshmuan se janë punëtorë të mëdhenj dhe kanë traditë të qytetarisë. Kërkova nga strukturat e AKR-së të kthehemi në një lëvizje qytetare dhe të shpalosim vizionin tonë në çdo lagje e shtëpi të kësaj komune, për t’i ndihmuar Kosovës.

Qytetarët e Ferizajt kanë kuptuar se programi ekonomik i AKR-së, që njeherazi është boshti i programit tonë politik, që bazohet në promovimin e lirisë ekonomike, tregut të lirë, iniciatives së lirë dhe rolit lehtësues jo arbitrar të shtetit në proceset ekonomike, e që është garanti kryesor i një mirëqenie dhe stabiliteti afatgjatë ekonomik në Kosovë.

Vizioni ynë është e vetmja rrugë që e çon Kosovën përpara, frymë që bashkon energjitë pozitive e në shërbim të vendit.

Faleminderit Ferizaj!

🔴#LIVE AKR mban tubim me qytetarët në Ferizaj

Publiée par Arbresh.info sur Vendredi 20 septembre 2019

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara