Pacolli falënderon imamin e BIK-ut për ndihmën ndaj fondacionit “Behgjet Pacolli” për të shpërndarë pako ushqimore

20:34 | 21 Maj 2020

Kreu i AKR-së dhe njëherësh themeluesi i fondacionit, Behgjet Pacolli ka falënderuar humanistin Xheladin Fazliu për ndihmën që ka ofruar në shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë.

“Falënderoj humanistin Xheladin Fazliu( imamin e Bashkesisë Islame nga Hajvalija) i cili po ndihmon fondacionin “Behgjet Pacolli” në kompletimin dhe shpërndarjen e mijëra paketave për të u dal ne ndihmë familje në atdhe. Zoti na ndihmoftë!”, shkruan Pacolli.

Kujtojmë se sot gjatë ditës imami Fazliu shpërndau njëmijë pako ushqimore, që ishin donacion të fondacionit “Behgjet Pacolli”./arbresh.info/


Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara