Pacolli e quan tronditës kërcënimin me jetë ndaj kryetares Kusari-Lila

21:12 | 29 Shtator 2015

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli e ka quajtur tronditëse lajmin për kërcënimin me jetë të kryetares së vetme femër në vend , Mimoza Kusai- Lila.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se kërcënime të tilla tregojnë faktin që në Kosovë vazhdon të jetë prezentë dhuna dhe strukturat mafioze të cilat zgjidhjet i shohin si produkt i dhunës të cilën e gjenerojnë vetë.

 Postimi i plotë:

Lajmi për kërcenimin me jetë ndaj të vetmes kryetare femër në Kosovë, znj. Mimoza Kusari-Lila është vërtet tronditës.

Kërcenime të tilla tregojnë edhe një herë faktin që në Kosovë vazhdon të jetë prezente dhuna dhe strukturat mafioze të cilat zgjidhjet i shohin si produkt i dhunës të cilën e gjenerojnë vetë.

Është inkurajuese deklarata e sotme e Kryeparlamentarit Veseli, grave deputete dhe disa përfaqësuesve institucional.

Megjithatë, dhuna e shfaqur apo lajmëruar ndaj Kryetares Kusari-Lila, është pasojë e mungesës së funksionimit të sistemit apo besimit të dikujt se mund t’i ikin ndëshjimit dhe jo shkak i saj.

Nga përkrahja e shfaqur, shpresoj që ky incident të mos mbetet vetëm i shënuar, por edhe i sanksionuar.

Kryetarja Kusari-Lila nga aq sa të gjithë jemi dëshmitarë, profesionalisht dhe moralisht ka përfaqësuar gjithmonë institucionin e shtetit me ndershmëri. Kujt i pengoi kjo punë dhe ky përfaqësim, është me të vertetë e neveritshme. Dikujt që nuk ia duan të mirën zhvillimit dhe proceseve të mbara në Komunën e Gjakovës.

Komunës së Gjakovës iu dha e mbara me të paren e saj, por, më shume se vetëm për përkrahje morale dhe retorike, Komuna ka nevojë për mbështetje konkrete dhe të vazhdueshme. Deri më tani e kemi parë se kjo mbështetje mungon, sidomos nga niveli qendror.

Siç e dini edhe ju, Komuna e Gjakovës dhe ajo e Mitrovicës, janë bllokuar tashmë për më shumë se një vit nga qeveria e Kosovës në menyrë skandaloze.

Në Gjakovë, Znj Kusari-Lila është përballur, pos bllokimeve nga qeveria qëndrore edhe me borxhe të shumta, me përpjekje të vazhdueshme për krijimin e ambientit të punës,krijimin e stafit dinjitoz, është përballur më kërcënime të llojllojshme, deri më tani tri kërcnime serioze për jetë iu kanë bërë stafit të Kryetares. Kërcënimi më serioz tani erdhi për vetë jetën e saj.

Sa i përket zhvillimit ekonomik në Gjakovë, unë personalisht jam dëshimtar i shumë rasteve ku janë sjellë invesitorët dhe është punuar deri tek veprimi i fundit, kur është kërkuar toka apo hapësira për ngritjen e veprimtarisë, moment ky kur edhe ka dështuar për mungesë të këtyre tokave apo hapsirave prodhuese.

Sa e di unë, Znj. Kusari-Lila shumë herë ka kërkuar nga Qeveria qëndrore rregullimin e kësaj çështje, por deri tani premtimet e Kryeministrit e të tjerëve kanë mbetur vetëm fjalë.

Si mundet pra të zhvillohët ky vend nese i bëhët kjo bllokadë serioze? Mungesa e vendimeve të Qeverisë sjell ngecje, frustrim dhe bllokim serioz të zhvillimit.

Krime më të mëdha se vetë kërcënimi me jetë ndaj Znj. Kusari-Lila, janë duke u bërë nga vetë institucionet qendrore që kanë bllokuar zonat e lira ekonomike, tokat dhe hapsirat prodhuese të cilat mbahen peng dhe çdo ditë degradohen e më tepër.

Dashtë Zoti, institucionet, ashtu siç thotë Kryeparlamentari Veseli, të funksionojnë, përndryshe situata zhvillimore është katastrofale e me të edhe kriza sociale dhe morale.

Është e pamoralshme dhe e pakuptimtë, që invesitoret të marrin tokë dhe objekte me qira, (siç ndodhë në tërë Kosoven), ndërsa në anën tjetër, me mijëra metra katror mbesin bosh.

Prandaj, Qeveria qendrore do t’i ndihmonte shumë komunat me zhbllokimin e këtyre aseteve të bllokuara, menjëherë.

Një është e sigurt, nëse vazhdohet kështu, situata në tërë Kosoven do të jetë e përcjellë me shumë kërcënime tjera të gjitha formave dhe natyrave pamundësi të përmirësimit apo shansës së dytë.(sic)

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara