Pacolli dhe Thaçi i shkojnë për vizitë Ilir Metës

17:36 | 9 Korrik 2020

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli kanë qëndruar në Tiranë.

Këtë e ka bërë të ditur presidenti shqiptar Ilir Meta, përmes disa fotografive të publikuara nga vet ai, shkruan arbresh.info

Meta po ashtu ka thënë se me kënaqësi ka pritur Thaçin, që e ka quajtur mik të veçantë, dhe Pacollin.

“Kënaqësi e veçantë të kisha sot një mik të veçantë si Presidenti Thaçi. Pa diskutim edhe bacën Behgjet. Kaluam disa orë shumë të bukura dhe frymëzuese.”, ka shkruar Meta në Facebook./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara