Pacolli – deputetit suedez: Mirënjohës për angazhimin tuaj për Kosovën

18:02 | 12 Shtator 2019

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë se ndjehet mirënjohës ndaj deputetit suedez, Magnus Jacobsson për angazhimin e tij për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Ky njeri ka kërkuar dy herë interpelancë në Parlamentin suedez për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovë”, ka shkruar Pacolli në facebook.

Pacolli ka thënë se e ka mik deputetin suedez dhe se ka qenë mysafir i tij në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Postimi tij i plotë:

Të kesh shumë miq është një pasuri. Deputeti suedez, Magnus Jacobsson, është njëri prej tyre. Ky njeri ka kërkuar dy herë interpelancë në Parlamentin suedez për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovë. Ishte po ashtu mysafiri im në 10 vjetorin e pavarësisë. Unë jam mirënjohës për angazhimin tuaj Magnus./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara