Pacolli: Çfarë duhet të sakrifikojë akoma Kosova kur presidenti i saj, udhëheqës politik i luftës, thirret në Hagë??

22:58 | 13 Korrik 2020

Presidenti i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli është deklaruar kundër çdo lloj fyerje, ofendimi e kërcënimi, pas komenteve të shumta gëzimi nga qytetarët për infektimin e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës me COVID-19.

Pacolli ka përgëzuar kryetarin e VV-së Albin Kurtin, për solidaritetin e tij njerëzor duke i uruar shërim të shpejt Isa Mustafës.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Pacolli është pajtuar plotësisht me propozimin e kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit për nevojën e miratimin konsensual të një Ligji anti-COVID dhe është deklaruar se ky propozim ka mbështetjen e plotë të partisë së tij AKR-së.

Gjithashtu në postim është përmendur edhe kryeministri Avdullah Hoti, të cilit Pacolli i këshillon që të shkoj i përgatitur në negociatat me Serbinë dhe të ketë me vete një grup ekspertësh dhe thirrja e presidentit Hashim Thaçi në Hagë të përdoret si një forcë në negociata.

Postimi i tij i plotë:

E vlerësoj shprehjen kalorsiake të solidaritetit njerëzor të Kryetarit të VV-së, Z. Kurti, me Kryetarin e LDK-së,…

Publiée par Behgjet Pacolli sur Lundi 13 juillet 2020

 

Lajmet më të lexuara