Pacientët me COVID-19 trajtohen në oborrin e Spitalit të Pejës

21:36 | 3 Gusht 2020

Spitalet e Kosovës ku po trajtohen pacientët e prekur me koronavirus, nuk kanë mjaft kapacitet për t’i pranuar të gjithë të infektuarit.

Pasi që nuk ka pasur vend për hospitalizim brenda në spitalin e Pejës  disa pacientë po trajtohen në oborrin e spitalit, shkruan arbresh.info

Një qytetar ka publikuar fotografi ku shihen tre persona të cilët gjenden në oborrin e spitalit të Pejës të cilët marrin trajtim nga mjekët.

Kujtojmë se në Kosovë sot janë shënuar 250 raste me koronavirus/arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara