OVL e UÇK në konferencë të jashtëzakonshme për media, flet për pjesën e dytë të dosjeve të Gjykatës Speciale

17:33 | 16 Shtator 2020

Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së ) ka bërë të ditur se sot i janë dorëzuar edhe një pjesë e dosjeve që i takojnë Gjykatës Speciale.

Sipas tyre, personi që ua ka dorëzuar këto dosje rreth orës 15:30 nuk është i  njëjti me atë të parin.

“Ne i kemi quajtur Rrufeja 2, sepse ai tipi u ikë si rrufeja në orën 15:30, sepse kemi pas një problem me nja dy kolegë tanë, dhe s’kemi mujt me e kapë me e ditë kush është ai zotnia”, kanë thënë nga OVL”, raporton arbresh.info.

Nasim Haradinaj nga OVL e UCK-së, përmes një konference të jashtëzakonshme për media ka bërë të ditur se në këto dosje përfshihen mbi 130 komunikime me drejtorin e Policisë serbe, dhe me zyrtarë të tjerë të aparatit shtetëror të Millosheviqit.

Kjo gjykatë është një etnike, po bashkëpunon me bashkëpunëtor të afërt të Milosheviqit, të cilët vet kanë kryer krime në Kosovë. Ky është turpi i kësaj gjykate. Ju nuk e keni treguar as personalitetin e shoqërive më të ulëta. Rrjedhja e sekreteve të tyre, është shumë e ulët, u shpreh Haradinaj.

Ai, tha se OVL e UCK-së nuk mban përgjegjësi për rrjedhjen e këtyre dosjeve, raporton arbresh.info.

“Ne nuk mbajmë përgjegjësi për rrjedhjen e tyre.

Sa herëtë  na bien kemi mi qit, edhe s’mbajmë pikë përgjegjësie. Këta kanë filluar të merren me rastet e Tribunalit të Hagës.  Këta prapë po merren me aktakuzat e Ramush Haradinajt, Fatmir Limajt dhe komandant Remit”, u shpreh Haradinaj.

Haradinaj , tha se është paralajmëruar nga ky person se sërish do të sjellin dosje të kësaj gjykate.

“Garant vetëm pse ne e kemi guximin mi publiku. Prapë ka me na pru. Sot na tha që prapë ka me i pru”.

OVL e UCK-së, u bëri thirrje organeve të hetuesisë, që të shkojnë  t’i marrin këto dosje. Ndryshe, arbresh.info ka siguruar pamjet derisa personi në fjalë hynë në zyrat e OVL CK-së për të dorëzuar dosje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara