Osmani e Hamzaj përplasen në seancë plenare

11:12 | 13 Shkurt 2020

Seanca me vetëm një pikë të rendit të ditës ka nxitur debat mes kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani e shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hamzes.

Me të marrë fjalën, Hamza ka reaguar ndaj kësaj çështjes e pikërisht këtu ka ndërhyrë Kryetarja Osmani e cila kërkoj të mos dal jashtë rendit të ditës

E kjo revoltoi Hamzen. Ai tha se më këtë Osmani po mundohet të shkel rregulloren 20 vjeçare të Kuvendit.

“Unë po flas dhe po e citoj rregulloren që jemi të obliguar ti përmbahemi. Nëse keni menduar të shkelni një standard 20 vjeçar duke ja u mohuar deklarimet jashtë rendit të ditës çdo deputeti është ndërhyrje në mandatin deputetit. Se ke nis mirë zonja Osmani keq e ke nisë ndërro nuk mundesh kështu më këtë arrogancë”, tha Hamza

Hamza madje ka treguar edhe arsyen pse nuk kanë qenë të pranishëm në seancën kur Osmani është zgjedhur në krye të Parlamentit.

“Zonja Kryetare për zgjedhjen tuaj neve na ka ftuar kryesia përmes një mesazhi në Viber. Plus na keni ftuar mbas orës 18. Pastaj për mbledhje të seancës jemi ftua pas orës 19:00. Jeni zgjedh zonja kryetare pa përzgjedhje të opozitës . Jeni zgjedh më votat e Listës Serbe”. /arbresh.info/

🔴#LIVE Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare, në rend dite është shqyrtimi i Propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare

Publiée par Arbresh.info sur Jeudi 13 février 2020

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara