OSBE nxjerr 12 rekomandime për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve

16:08 | 17 Dhjetor 2015

Misioni i OSBE-së në Kosovë sot ka publikuar edicionin e katërt të Raportit të Vlerësimit të Drejtave të Komuniteteve, nga i cili dalin 12 rekomandime për institucionet e Kosovës në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve.

Ky raport, përveç rekomandimeve gjithashtu vlerëson përparimin e institucioneve të Kosovës në respektimin e Konventës Kornizë të Këshillit të Evropës, në fushën e dialogut ndërmjet komuniteteve, sigurisë, arsimit, gjuhës, kthimit dhe kulturës.

Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger tha se edhe në Kosovë si në çdo shoqëri tjetër është me rëndësi të gjitha komunitetet t’i gëzojnë të gjitha të drejtat dhe të jetojnë në ambient të sigurt.

Ndërsa Valon Murtezaj nga zyra e kryeministrit të Kosovës tha se Qeveria po punon për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të të gjitha komuniteteve duke krijuar kushte që secilit individ t’i mundësohet shprehja e lirë, ruajtje e kulturës, gjuhës dhe religjionit.

Isabelle Servoz-Galucci tha se pa tolerancë nuk asgjë, pasi ajo është vendimtare për një shoqëri të vetëdijshme në Kosovë.

Rekomand imet e nxjerra në këtë raport janë të adresuara për Ministritë e Kosovës, Policinë, Prokurorinë dhe komunat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara