Orllani do të bëhet me ujë te pijshëm

11:41 | 7 Gusht 2019

Në Shajkoc të Podujevës ka nisur ndërtimi i sistemit të ujësjellësit për fshatin Orllan.

Në vënien e gurthemelit ka marrë pjesë ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi, kryetari i komunës së Podujevës Agim Veliu dhe kryeshefi i Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” Ilir Abdullahu, raporton arbresh.info.

Në fillimin e punimeve u theksua rëndësia e këtij ujësjellësi për fshatin e Orllanit i cili prej kohësh ka mungesë të ujit.

Ky projekt u bë në bashkëpunim mes tri institucioneve MMPH, Komunës së Podujevës dhe KRU ‘Prishtina’ dhe ka kushtuar një milion euro./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara