Organizata joqeveritare “Active Minds”: Kryeministër pezullo dialogun me Serbinë

14:14 | 13 Mars 2019

Organizata joqeveritare “Active Minds”, e cila merret me organizime, hulumtime penale, debate dhe trajnimeve për të rinjët e Kosovës, në një komunikatë për medie ka kërkuar nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, për pezullimin e Dialogut me Serbinë përmes Bashkimit Evropian. 

Kjo sipas kësaj organizate  deri sa BE të ndrroj qëndrimin e tyre diskriminues dhe shumë të njëanshëm që kanë treguar në këto 11 vite prej së Kosova është shpallur e Pavarur, transmeton arbresh.info.

Gjithashtu në komunikatë thuhet se Kosova duhet të fokusohet me shumë në zhvillimin e Arsimit dhe të avancimit të rinisë së Kosovës, zhvillimin Ekonomik dhe të Shëndetësisë, duke krijuar kushte elementare për qëndrimin e rinisë në Kosovë, duke parë që rinia e Kosovës është duke humbur vullnetin për qëndrim në Kosovë dhe duke parë që bashkimi evropian është duke punuar vetëm për Interesa personale tyre, siç është Krijimi i Gjykatës speciale me të vetmin qëllim punësimi e Stafit të mbetur të Eulex-it dhe Unmik-ut.

Kjo është kërkesa e kësaj organizate:-

“I Nderuar z. Ramush Haradinaj, Kryeministër i Republikës së Kosovës. Organizata jo Qeveritare “Active Minds”, e cila merret me Organizimin e Hulumtime, Panele, Debate dhe Trajnimeve për të Rinjtë e Kosovës, kërkon nga ju që të ndërmerrni të gjitha veprimet e nevojshme për Pezullimin e dialogut me Serbin, përmes Bashkimit Evropian, deri sa këta të fundit të ndërrojnë qëndrimin diskriminues dhe shumë të njëanshëm që kanë treguar në këto 11 vite prej së Kosova është shpallur e Pavarur, duke pasur gjithmonë kërkesa të njëanshme dmth vetëm kundrejt Kosovës dhe asnjëherë ndaj Sërbisë. Kosova ka probleme më të mëdha sesa të merret me dialogun, Kosova duhet të fokusohet me shumë në zhvillimin e Arsimit dhe të avancimit të rinisë së Kosovës, zhvillimin Ekonomik dhe të Shëndetësisë, duke krijuar kushte elementare për qëndrimin e rinisë në Kosovë, duke parë që rinia e Kosovës është duke humbur vullnetin për qëndrim në Kosovë dhe duke parë që bashkimi evropian është duke punuar vetëm për Interesa personale tyre, siç është Krijimi i Gjykatës speciale me të vetmin qëllim punësimi e Stafit të mbetur të Eulex-it dhe Unmik-ut. Po ashtu duke parë refuzimi për liberalizimit të vizave pa asnjë arsyetim serioz dhe konkret, në si Organizatë jo Qeveritare, kërkojmë nga Qeveria e Kosovës, që të pezullojë menjëherë komisionin e krijuar për Dialogë, si dhe të ndalojë menjëherë këto diskutime absurdë të përditshme rreth Dialogut dhe taksës, dhe të fokusohet menjëherë tek problemet më pasoja afatgjatë siç janë të Rinjtë e Kosovës, zhvillimi ekonomik, shëndetësia, zhvillimi i bujqësisë etj. Ti kthehet dinjiteti Qytetarit të Kosovës, le të kthehet besimi në popull së ja vlen të Jetohet ende në Kosovë, le të merremi të gjithë me problemet ditore të këtij vendi dhe ti lëmë këto diskutime absurde dhe të pa nevojshme për gjëra që nuk janë primare për Kosovën”, thuhet në komunikatë./Arbresh.info

Lajmet më të lexuara