Opozita mblidhet në ora 14:00 të zyret e AAK-së

14:02 | 15 Prill 2015

Sot në ora 14:00 opozita do të takohet në zyret e AAK-së për të diskutuar për protestën e të shtunës. Sipas opozitës për protestën e 18 Prillit duhet një mobilizim dhe është i nevojshëm diskutimi për protestë gjithë popullore.

Protesta e së shtunës, thonë organizatorët do të jetë paqësore dhe po organizohet për realizimin e këtyre kërkesave:

– Të shfuqizohen vendimet e ZRrEE-së për shtrenjtim të energjisë elektrike,

– Trepça të shpallet me ligj ndërmarrje publike me status të veçantë,

– Të shkarkohet Hajredin Kuçi, – Të dorëhiqet Enver Hasani,

– Të shkarkohet menaxhmenti i RTK-së dhe

– Të ndalet krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara