OBSH: Përdorimi i panevojshëm i maskave shkakton më shumë dëm

11:24 | 31 Mars 2020

Njerëzit e parë të OBSH-së edhe më tutje njerëzve u rekomandojnë të mos mbajnë maska në fytyrë, përveç nëse nuk janë të infektuar me koronavirus ose kujdesen për të sëmurët.

Drejtori i OBSH-së për situata të jashtëzakonshme Majkëll Rajan deklaroi se nuk ekzistojnë dëshmi konkrete të cilat mund të sugjerojnë se mbajtja masive e maskave sjell interes potencial, por theksoi se shfrytëzimi i panevojshëm mund të sjellë më shumë dëm se sa dobi në luftën kundër përhapjes së koronavirusit, transmetoi Si-En-En.

Ai theksoi se OBSH beson që maska duhet të mbajnë njerëzit të cilët janë të sëmurë dhe punonjësit shëndetësor, për të cilët janë të domosdoshme.

“Ekziston edhe problem global nga mungesa e maskave dhe preparateve tjera mjekësore për mbrojtje. Njerëzit të cilët më së shumti janë ekspozuar në rrezik janë punonjësit shëndetësor, të cilët çdo sekondë të ditës janë ekspozuar në rrezik. Mendimi që nuk kanë maska është i tmerrshëm”, tha Rajan në brifing me gazetarët në Gjenevë

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara