OAK dhe OEMVP: Të hiqen testet e COVID në mes të të dy vendeve

16:35 | 15 Shtator 2020

 

Ndikimi i krizës së pandemisë së virusit corona COVID-19 ka marrë përmasa të mëdha në nivel global. Kjo krizë ka prekur veprimtarinë e bizneseve dhe njëkohësisht ka ndikim të madh si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë social.

Nisur nga kjo, Oda e Afarizmit Të Kosovës, kërkon që Qeveritë e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të marrin vendime të cilat do të lehtësojnë lëvizjen e lirë të njerëzve si dhe të mundësojnë rrjedhën e pandalur të shkëmbimit tregtar, gjë e cila ndikon në zhvillimin e ekonomisë rajonale të të dy vendevem raporton arbresh.info.

“Oda e Afarizmit të Kosovës dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore apelojnë deri tek Qeveritë e të dy shteteve që të shfuqizojnë vendimin për PCR test negativ të obligueshëm, në koordinim me ministritë dhe komisionet përkatëse në mënyrë që të mundësohet vazhdimi i bashkëpunimit të pandërprerë rajonal, duke ju përmbajtur të gjitha masave për mbrojtje dhe parandalim të COVID-19”, trhuhet në njoftim.

Duke marrë parasysh lidhjen dhe afërsinë tokësore të Kosovës me Maqedoninë e Veriut, PCR testi negativ i obligueshëm i vendosur për hyrje në të dyja shtetet po paraqet një barrierë shtesë si për personat fizik, ashtu edhe për bizneset, sepse së pari goditet ekonomia e cila pëson humbje të mëdha nga ky vendim.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë vendosur teste me Shqipërinë dhe si e tillë konsiderojmë që nuk është e nevojshme të vendosen as ndërmjet njëra tjetrës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara