Nuk respektohet distanca gjatë lëvizjes së lirë, përkundër udhëzimeve të IKSHP-së

16:56 | 27 Mars 2020

Gjatë daljeve të qytetarëve në kohën e lëvizjes të lirë nuk po respektohet distanca.

Këtë mund ta shohim edhe përmes fotografive të dërguara në adresë të portalit arbresh.info.

Në udhëzimet e Institutit të Shëndetësisë Publike thuhet që duhet të shmangen grumbullimet, si dhe të ruhet distanca.

Distanca në fjalë është 1-2 metra, për shkak se stërkalat nga teshtitjet e një personi të infektuar janë të rënda dhe për këtë nuk mund të qëndrojnë në ajër.

Ndërkohë IKSHP ka bërë thirrje që të respektohen udhëzimet.

“Ju lutemi ti përmbaheni rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe mos dilni në grumbuj gjatë orëve të lira të lëvizjes sepse jeni duke rrezikuar veten dhe familjet e Juaja!”, thuhet në kumtesën e tyre.

Në Kosovë janë 86 raste të konfirmuara, një i vdekur dhe dy të shëruar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara