Nuk ka vota për rezolutën për dështimet e koalicionit qeverisës

12:04 | 19 Qershor 2019

Kuvendi i Kosovës po zhvillon punimet e seancës plenare, ku në rend dite janë paraparë rreth 35 pika mbi të cilat po kërkohet vota e ligjvënësve kosovarë.

Por, për shkak të mungesës së kuorumit nuk po kalon asnjë pikë.

Ndër të tjera, është hedhur në votim edhe propozimi i rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, por që votuan vetëm 28 deputetë, dhe u shty për seancat e radhës.

Në votim është hedhur edhe propozimi rezolutës nga debati lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës, dhe as për këtë nuk ka pasur kuorum në votim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara