Nuk ka të lënduar nga shpërthimi dhe gjuajtjet me armë në rrugën “B”

08:35 | 20 Nëntor 2020

Policia e Kosovës ka konfirmuar se nga shpërthimi dhe të shtënat me armë gjatë vjedhjesn në bankën BKT nuk ka të lënduar.

“Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor, dyshohet se një grabitje është realizuar duke dëmtuar një bankomat të një banke, me një mjet shpërthyes (eksploziv), nga disa persona të dyshuar të cilët në ikje e sipër kanë shtënë  edhe me armë zjarri  në drejtim të një personi (roje). Nuk raportohet për persona të lënduar”, thotë për arbresh.info zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Derisa ekzaminimi po vazhdon në vendngjarje, hetuesit policor janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara