Njihuni me shkencëtarin shqiptar të neurologjisë në SHBA

12:48 | 10 Qershor 2019

Dritan Agalliu është një nga shkencëtarët e pakët shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e neurologjisë.

Studimet e tij janë të fokusuara në mekanizmat qelizore dhe molekulare në sistemin nervor njerëzor, për të kuptuar funksionin e sistemit mbrojtës të trurit, transmeton albinfo.ch.

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka thënë se është krenar me gjeneratë e dytë të diasporës shqiptare që çdo ditë e më shumë po kontribuojnë në përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në botë.

Ndërsa Agalliu ka thënë se hulumtimet në laboratorin e tij fokusohet në kuptimin e mekanizmave qelizorë dhe molekulare që rregullojnë formimin e barrierës së sistemit nervor qendror (CNS) dhe mekanizmat e përçarjes së barrierave në një numër të sëmundjeve të CNS siç janë sëmundjet autoimune që kanë simptoma që përfshijnë dështimin e gjakut në tru.

KËTU  mund të njiheni më shumë me punën e shkencëtarit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara