Një shtetas i huaj gjendet i vdekur në një banesë në Prishtinë

10:11 | 22 Nëntor 2020

Tre persona kanë gjetur një person pa shenja jete në Prishtinë.

Sipas policisë, viktima dyshohet të jetë shtetas i huaj dhe trupi i tij është gjetur në banesën ku po jetonte, raporton arbersh.info.
Rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.

“Tre dëshmitarë meshkuj Kos.kanë njoftuar se kishin gjet pa shenja jete viktimën mashkull shtetas i huaj në banesën ku po jetonte. Në vend-ngjarje kanë dal njësitet përkatëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar .Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Obduksion”, njofton policia./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara