Një shoqatë islame pretendon se sot nuk ka Ramazan

12:56 | 16 Maj 2018

Një shoqatë islame “Drita” ka vënë në mëdyshje nëse dita e parë e Ramazanit fillon sot.

Sipas udhëheqësve të kësaj shoqate, BIK dhe të gjithë hoxhallarët e tjerë e kanë gabuar ditën e parë të muajit të Ramazanit.

“Drita” ka bërë një postim interesant në Instagram. Kjo shoqatë e cila nuk dihet se nga kush mirëmbahet ka thënë se sipas disa dijetarëve të tyre Ramazani fillon ditën e enjte (nesër) dhe jo sot.

 

Shpërndaje në rrjete sociale