Një serb është gjetur i varur në litar

13:05 | 7 Dhjetor 2019

Përmes raportit 24 orësh, policia ka njoftuar opinionin e gjerë se një person është gjetur i varur në litar.

Viktima është identifikuar dhe i takon nacionalitetit serb. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion, shkruan portali arbresh.info

Zveçan, “Raportohet se për shkaqe të panjohura, viktima mashkull K-Serb, është gjetur i varur në litar. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara