Një nënë kërkon ndalimin e librit “Bukuroshja e fjetur”, por mësoni se cila është aryseja

21:39 | 24 Nëntor 2017

Një nënë nga Britania e Madhe është kthyer në kryetituj të mediave botërore, për shkak se ka kërkuar që të ndalohet libri “Bukuroshja e fjetur”.

Sarah Hall, thotë se kjo përrallë mëson fëmijët se është në rregull të puthës një grua përderisa ajo është në gjumë, transmeton portali arbresh.info

Nëna e dy fëmijëve, u “trondit” kur kuptoi se djali i saj gjashtëvjeçar, mësonte për këtë përrallë.

“Mendoj se nuk është aspak e përshtatshme për këtë moshë”, tha ajo.

Ajo ka kërkuar nga shkolla e fëmijëve të saj që kjo përrallë të largohet nga programi shkollor, ndërsa ka shtuar se fëmijët në moshën e djalit të saj, i pranojnë gjërat ashtu sikurse i shohin dhe sipas saj, puthja e një gruas në gjumë është shumë e papërshtatshme. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara