Një muaj paraburgim për shtetasit e Shqipërisë, penguan punën e policëve në pikën kufitare në Vermicë

11:24 | 26 Gusht 2019

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurve me iniciale L.D. dhe B. K. që të dytë nga Kukësi të Republikës së Shqipërisë.

E gjithë kjo, sipas njoftimit të kësaj gjykate për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave nga neni 401 par.5 lidhur me par.1 e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Kosovës (KPK-së), Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, datë 24.08.2019, nga ora 06:30 minuta, dhe do të zgjasë deri më datën 24.09.2019,

Dy të dyshuarit, sipas gjykatës ditë më parë në pikën kufitare në Vërmicë me forcë kishin penguar kryerjen e detyrave të zyrtarëve policor në këtë pikë.

 “Sepse me datën datë 24.08.2019, rreth orës 06:00, në pikën kufitare në Vërmicë, me forcë pengojnë  në kryerjen e detyrave zyrtare  zyrtarët policor të SPMK Vërmicë, derisa kanë qenë duke kryer detyrën zyrtare në pikën e kontrollit afër PKK Vërmicë, ku të pandehurit me automjetin e markës BMË X5, me shenjën regjistruese AA-921-UR që drejtuesi – vozitësi në shiritin emergjent të autostradës “Ibrahim Rogova” në  drejtim të Republikës së Shqipërisë, duke bërë tejkalim të kolonës nga ana  e djathtë e rrugës, me një shpejtësi të lart duke hyrë në terminalin doganor, ndalen para lahurës së daljes së terminalit, dhe tentojnë  që me forcë të hapin lahurën”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se me ti vërejtur patrulla policore të pandehurit që tentonin  të largoheshin, duke mos respektuar urdhëratë e zyrtarëve policor, në atë mënyrë  zyrtarët policor, të pandehurve ua kërkojnë  dokumentet identifikuese, serish të pandehurit refuzojnë që të legjitimohen ashtu që zyrtarët  policor gjatë vënies së situatës nën kontroll kanë arrit që të pandehurit ti prangosin, mirëpo gjithherë të pandehurit kanë penguar personin zyrtar gjatë kryerjes së veprimeve të tyre zyrtare, e me këtë janë plotësuar kushtet ligjore nga neni 187 par.1 nën par.1.1 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës (KPPK-së) për caktimin e masës së paraburgimit, kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara